Mexhiti tregon vendimin përfundimtar se a do ta votojë Qeverinë e re

by admin
Spread the love

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti për gazetën “Sloboden Pecat” ka konfirmuar se nuk do të votojë për qeverinë e re të Dimitar Kovaçevskit. Ai nuk ka dashur të sqarojë më tej pse nuk është i pranishëm në seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë dhe as pse nuk e mbështet atë.

Mexhiti thotë se deri më tani ka folur shumë dhe se qëndrimet e tij janë të njohura për publikun.

Sipas gazetës, Mexhiti më parë kishte kundërshtuar edhe kabinetin e ish-kryeministrit Zoran Zaev, pas pakënaqësive për propozimet për ministra të Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, por më pas pas një bisede me liderin e BDI-së, ai ka votuar për Qeverinë e Zaevit. Argumentet kryesore të Mexhitit ishin se as Grubi dhe as Osmani nuk kishin mbështetjen e bazës për të qenë pjesë e ekzekutivit.

Në Qeverinë e Kovaçevskit, Grubi dhe Osmani janë pjesë e kabinetit qeveritar dhe nuk ka ndryshim të asnjë ministri në BDI. Nëse vetëm Mexhiti abstenon nga votimi, për qeverinë e Kovaçevskit do të votojnë 63 deputetë, përkatësisht do të marrë mbështetjen e shumicës.

You may also like