Mexhiti: Shkojmë deri në fund!

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar në facebook duke falënderuar çdo votues që ka votuar kandidatin e VLEN-it, Arben Taravari, ndërsa ka shtuar se ky koalicion është përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve.
“Shpreh falenderim të thellë deri tek të gjithë ata që dje votuan për Dr. Arben Taravarin dhe më këtë dhanë mbështetje të padiskutueshme për koalicionin VLEN si përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve!
Gjithçka po shkon sipas planit, po hyjmë në fazën e ardhshme nga strategjia e cila me 8 maj do të sjellë fitoren përfundimtare!
Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie!
Shkojmë deri në fund!”, ka shkruar Izet Mexhiti.

MARKETING



You may also like