Mexhiti porosi Ahmetit: Po i dëboni engjujt, i afroni djajtë (Video)

by admin
Spread the love





BDI-ja nuk mund të shkojë përpara duke i përzënë “engjujt” e vet dhe duke sjell “djaj” të huaj. Këtë porosi nga tubimi në Saraj mbrëmë e dërgoi nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti. Para një numri të madh të sipatizuezve, të pakënaqurit e BDI-së mbrëmë mbajtën tubimin e radhës ndërsa para të pranishmive u munduan t’i prezantojnë aryet se përse kërkojnë shkarkimin e zv.kryeministrit të parë Artan Grubi.

Me këtë rast, Izet Mexhiti porositi Artan Grubin se nuk do ta dobësojë “Grupin e Zjarrit” duke i shkarkuar fuknsionarët e afërt me këtë grup që nuk i binden urdhrave të tij. “Ata janë të fortë edhe pa funksione. 20 vite kanë kontribuar për BDI-në, prandaj mos mendoni se i nënshtroni duke i shkarkuar nga pozitat”, tha mes tjerash Mexhiti.







Artikulli paraprakShtetasi turk arrestohet në Maqedoni, u kap me patentë shoferi të falsifikuar
Artikulli tjetër“Fushata”, lirohet Boshkoski




You may also like