Mexhiti: BDI-ja ka funksionuar shumë mirë pa Artan Grubin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ish-kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot realizoi takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, përcjell SHENJA. Pas këtij takimi Mexhiti u shpreh se në BDI askush nuk është i pazëvendësueshëm.

 

“Mendoj se në mënyrë demokratike, me metoda demokratike, pra t’i zgjedhim këto probleme. Ne nuk kemi diçka personale, kryetari Ahmeti është kryetari jonë. Ne kërkojmë që ai ta ushtrojë autoritetin e tij edhe statutar edhe autoritetin e pakontestueshëm, për ta tejkaluar këtë situatë. Kërkesat janë konkrete. Të kthehet debate brenda subjektit, të mos bëhet debate jashtë partisë, jashtë institucionit. Ne nuk pretendojmë 100%, vetëm ne kemi të drejtë, duam t’i ballafaqojmë argumentet dhe conform konkluzioneve të tejkalohet kjo situtatë”, u shpreh Mexhiti.

Mexhiti më tej shtoi se BDI-ja ka funksionuar shumë mirë pa Artan Grubin.

“Mundet edhe pa ne. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Jo vetëm në BDI por në çfarëdo procesi. Mundet edhe pa Izetin, edhe pa Blerimin edhe pa Musën. Ndërsa për Artanin, mendoj që ka funksionuar BDI-ja pa Artan Grubin, ka funksionuar mirë, sukseshëmm fitore pas fitore dhe ne duam ta kthejmë BDI-në si fituese në kampin shqiptar”, u shpreh Mexhiti. /SHENJA/


You may also like