METEO – Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Ballkan

by admin
Spread the love

BEOGRAD, 19 janar /ATSH-ANSA/- Reshjet e shumta dhe të vazhdueshme të ditëve të fundit kanë shkaktuar situata emergjente në rajone të ndryshme të Serbisë Jugore dhe Jugperëndimore.

Situata më kritike raportohet në Novi Pazar, ku dy persona janë shpallur të zhdukur, e përfshirë nga përmbytjet e lumit Tërnavica, në Sjenicë, Priepolje, Çaçak.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë, ndërsa banorët e fshatrave të përmbytura janë evakuar.

Në zonat e prekura janë vendosur ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit dhe vullnetarët.

Nivelet e disa lumenjve janë në rritje, sidomos Sava, Drina, Morava, Tisa dhe përmbytjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Reshjet e shiut pritet të shoqërohen me borë gjatë fundjavës pasi temperaturat të ulen.

Emergjenca të ngjashme për shkak të përmbytjeve u raportuan edhe në Malin e Zi, në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like