Meta takon kryetaren e OSBE-së: E falënderova për rolin mbështetës për integrimin e Shqipërisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ministren e Jashtme të Suedisë Ann Linde,e cila është kryetarja e radhës së OSBE. Meta shprehet se e ka falënderuar për rolin mbështetës të Suedisë për planin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë. Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.

E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë”, shkruan Meta. /abcnews.al

You may also like