Meta priti në takim Ballën për datën e zgjedhjeve lokale, Bardhi: Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e sotme të presidentit Ilir Meta për diskutimet për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Përmes një reagimi në Twitter, Bardhi tha se nuk pati asnjë habi nga qëndrimi i Metës, ndërsa shtoi se konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë.

Reagimi i Bardhit:

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave.”, shkruan Bardhi.

You may also like