Meta përjashton çdo akt dhune nga protesta: Asnjë shqetësim, qytetarët të ndërgjegjshëm

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë nga selia  në të njëjtën kohë me kryetarin e PD Berisha dhe janë nisur drejt Kryeministrisë për t’ju bashkuar protestës opozitare për të cilën kanë paralajmëruar se do të jetë më e madhja në vend.

I pyetur nga mediat, Meta ka pohuar dhe ka përjashtuar çdo akt dhune nga kjo protestë. “Nuk ka asnjë shqetësim për këtë çështje. Qytetarët janë të ndërgjegjshëm që ky është vendi i tyre dhe Kryeministria, Parlamenti, u takon atyre. Pushteti vendor dhe këshillat do t’u kthehen atyre shumë shpejt dhe nuk ka asnjë shqetësim”, u shpreh Meta./Opinion.al

 

 

You may also like