Meta nxjerr bisedat private me Ramën për Saimir Tahirin: I thashë nuk është për atë punë

by admin
Spread the love

Presidenti Ilir Meta ka komentuar dënimin ish-ministrit Saimir Tahirit. Ai tha se i ka thënë Ramës kohë më parë se ky ishte një zgjidhje e gabuar për ministër të brendshëm

“Mendoj se jemi në kuadër të drejtësisë me regji. Është një film i qartë, i parashikuar nga unë prej kohës. Duke konstatuar të gjithë kapjen e reformës. Që nga zgjedhja antikushtutes me 69 vota të prokurorit të përgjithshme. Nuk është koka Saimir Tahiri për kanabizimin. Sigurisht është i përfshirë. Kemi një politizim ekstrem të Policisë së Shtetit. Unë i kam thënë zotit Rama se ky ishte një zgjidhje e gabuar për ministër të brendshëm. Kur më thoshte pse nuk më mbështet, i thashë që nuk ke eksperiencën dhe pjekurinë e duhur. Ke një përkushtim partiak më shumë se çduhet për të qenë Ministër i Brendshëm. I kam thënë të ketë kujdes. Ditën që Rama ka dashur ta heqë, ose i është kërkuar të heqë. Më ka ftuar tek Sofra e Ariut, kam plotësuar dëshirën tënde për heqjen e Saimir Tahirit. Çfarë the i thashë. Tani ti do ta heqësh dhe ti thuash atij që bëra atë që donte Ilir Meta. Nuk është Tahiri arkitekti. Ai është një përgjegjës pa asnjë diskutim, por kryepërgjegjësi po e përdor këtë për të fshehur përgjegjësitë e veta”, tha Meta.

You may also like