Meta kritikon “Open Balkan”: Favorizon Serbinë, Shqipëria dhe Kosova të lënë shfaqjet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti shqiptar Ilir Meta doli hapur kundër nismës rajonale “Open Balkan” duke e cilësuar atë si iniciativë përjashtuese e që favorizon Serbinë.

Meta e konsideroi Bashkimin Europian si rrugën e vetme të integrimit për shqiptarët, ndërsa pretendimet për ndryshimet e kufijve i quajti një propagandë nacionaliste.

Ai këto komente i bëri në një ligjëratën me temën “Shqiptarët si faktor stabiliteti në Ballkan” që e ka mbajtur para studentëve të Kolegjit AAB në Prishtinë

Para mbledhjes së përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, Meta bëri thirrje për më pak spektakël mediatik dhe më shumë punë konkrete.

Ai e cilësoi shpopullimin si një problem shqetësues për shtetet shqiptare, ndërsa si zgjidhje dha bashkëpunimin mes dy vendeve. /A2 CNN

You may also like