Messias: Fundi i ndeshjes me Spezian nuk fshihet, tani të sigurohemi për diçka

by admin
Spread the love

Junior Messias nuk e ka harruar ndeshjen kundër Spezia, që Milani e kishte në dorë dhe në fund e humbi edhe për një gabim të arbitrit të ndeshjes. Braziliani i marrë nga kuqezinjtë te Crotone në huazim, ka shënuar 4 gola me Milanin dhe tregon ndeshjen e tij më të mirë.

“Ndeshja kundër Lazios ka qenë më e mira për mua nga ato që kam luajtur. Gjithsesi unë mund dhe duhet të bëj shumë më tepër”, është shprehur Messias për “Milan Tv”, ndërkohë që ka folur më pas edhe për pengun e tij.

“Ta fshish fundin e ndeshjes me Spezia është pak e vështirë, pasi ishin pikë për t’u shtuar në tabelë dhe sot do të ishte ndryshe. Menjëherë pas ndeshjes e kaluam atë situatë, menduam të shikonim përpara se pse nuk kishte kthim prapa.

Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më. Përveç episodit të fundit, ishte një ndeshje që duhej mbyllur më herët”, u shpreh Messias. / oversport.tv

You may also like