Messi i Kosovës, Edon Zhegrova do t`i bashkohet Granit Xhakës tek Arsenal?

by admin
Spread the love

Ekipi i Arsenalit po planifikon gjatë verës disa transferime. Skuadra e drejtuar nga Granit Xhaka (29) ka në radarin e saj edhe ish krahun e FC Basel, Edon Zhegrova (23).

Nga Genku nëpërmjet Bazelit në Lille – dhe së shpejti në Londër? Edon Zhegrova ka bërë mjaft bujë me paraqitjet e tij në Ligue 1 të Francës. Sipas mediave britanike, “Messi kosovar” thuhet se ka zgjuar interesimin e Arsenalit.

23-vjeçari mund të pasojë Nicolas Pépé te Gunners. Ivoriani u transferua nga Lille te Arsenal pothuajse tre vjet më parë për ekuivalentin e rreth 80 milionë frangave, informon portali Shtegu. Megjithatë, ai nuk mundi t’i përmbushte pritshmëritë e mëdha.

Në Londër Zhegrova do të takohej me Granit Xhakën. Kapiteni i Kombëtares zvicerane është nën kontratë me 13 herë kampionët e Anglisë që nga viti 2016.

Së fundmi, të dy janë përballur me njëri-tjetrin në miqësoren mes Zvicrës dhe Kosovës. Mirëpo, Xhaka u zëvendësua pak para se Zhegrova të hynte në fushë.

You may also like