Messi: Finalja është ndeshja ime e fundit në një Kupë Bote, shpresoj ta mbyll si duhet

by admin
Spread the love

Është padyshim lideri i Argjentinës, por finalja e Kupës së Botës do të jetë ndeshja e fundit që do të shohim Lionel Messin me fanellën e Kombit të tij në një kompeticion të tillë. Ka qenë vetë “Pleshti” që konfirmoi gjithçka në një intervistë për Ole, duke shpresuar se këtë herë do ta mbyllë duke ngritur trofeun më prestigjioz në qiell.

“Nëse finalja do të jetë ndeshja ime e fundit në Kupën e Botës? Sigurisht që po. Kompeticioni i radhës do të jetë pas shumë vitesh dhe nuk mendoj se do të kem mundësi që të luaj. Ta mbyll me fitimin e Kupës së Botës do të ishte maksimumi”.

Lionel Messi shpreson që mos të përsëritet historia e vitit 2014. Edhe në atë vit, Argjentina shkoi deri në finale, por më pas u mposht nga Gjermania në kohën shtesë me një gol të Mario Gotze.

“Ne kemi një grup të çmendur. Në vitin 2014 nuk përfundoi mirë, por shpresoj që tashmë të arrijmë të fitojmë trofeun. Do të ishte diçka fantastike”, u shpreh Messi. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter

You may also like