Mes Amerikës dhe Shqipërisë, flet Adrola Dushi: “Drejtimin e rrugës sime…”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Adrola Dushi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare dhe kjo gjë tashmë është e konfirmuar.

Ajo është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po vazhdon karrierën në modeling dhe për shkak të punës i duhet të udhëtojë shpesh.

Teksa djali i saj Troi po shkollohet në SHBA, Adrola gjatë një interviste është pyetur se ku do dëshiron të jetojë në të ardhmen dhe u shpreh se akoma nuk e di se ku do marrë drejtimin e rrugës së saj.

Ajo u shpreh në “Prive” se do ishte mëkat për Troin ta largonte nga SHBA, për shkak se atje ka një jetë të sigurt, të lumtur dhe një shkollim të mirë.

“Troi e do shumë Amerikën, ndihet i sigurt dhe i mbrojtur. Ka kushërirat e veta dhe është i lumtur. Jam në një fazë ku nuk di ku do e marr atë drejtimin e rrugës sime. Do më dukej mëkat i madh për Troin nëse do e lëvizja nga ai vend. Siguria dhe dashuria që merr në shkollë atje, s’ka të paguar me asgjë tjetër. Shkollimi është fantastik atje dhe unë nuk kam nevojë të merrem me Troin sepse shkon me dëshirë në shkollë. Fatkeqësisht, sepse e dua shumë këtë vend, jeta më mirë atje për djalin tim”, tha Adrola.

 


You may also like