“Merr paratë dhe ik!”

by admin
Spread the love

Muzeu danez dëshiron që artisti të kthejë rreth 534,000 kurora (rreth 120,000 euro) që mori në para për të rikrijuar veprat e vjetra të artit duke përdorur kartëmonedha, dhe u solli atyre kanavacë bosh me titull “Merr paratë dhe ik”.

Jens Haaning, një artist danez, mori porosinë nga Muzeu Kunsten. Atij iu kërkua të riprodhonte dy nga veprat e tij që përfaqësonin pagën vjetore në Danimarkë dhe Austri.

Por artisti futi paratw në xhep dhe solli piktura të zbrazëta në muze.

Reagimet nga muzeu, megjithatë, janë të përziera.

“Ai mërziti stafin tim kuratorial, madje edhe mua, por unë prapë qesh. Po, është qesharake,” tha Lasse Andersson, drejtor i muzeut në qytetin e Aalborg, për BBC.

Sidoqoftë, Andersson ishte i qartë se paratë duheshin kthyer pas përfundimit të ekspozitës.

“Janë paratë e muzeut dhe ne kemi një kontratë që thotë se paratë do të kthehen më 16 janar,” tha ai.

Por artisti Haaning, 56 vjeç, pretendon se do t’i mbajë paratë.

“Puna ishte të merrja paratë e tyre,” tha ai për mediat lokale.

“Unë i bëj thirrje njerëzve të tjerë që kanë kushte të dobëta pune si unë të bëjnë të njëjtën gjë,” tha ai, duke shtuar se rikrijimi i veprave të tij të së kaluarës do t’i hiqte një pjesë të mirë nga xhepi i tij.

Por Andersson mohoi për BBC pretendimin e artistit se muzeu nuk donte të paguante në mënyrë të drejtë.

“Unë ende mendoj se Jens e ka shkelur marrëveshjen në një farë mënyre,” përfundoi ai. /tesheshi.com/

 

You may also like