Merr formë zyrtare, Investcorp tërhiqet përfundimisht nga blerja e Milanit

by admin
Spread the love

Mohammed Al Ardhi, CEO i Investcorp, ka zyrtarizuar dështimin e bisedimeve për blerjen e Milanit. Fondi nga Bahreini mori një periudhë ekskluzive për të bërë ofertën zyrtare.

Pasi kontrolloi bilancet dhe gjithçka tjetër, nuk u arriti një marrëveshje. Al Ardhi ditën e sotme ka bërë edhe një postim në Twitter ditën e sotme dhe i vë vulën të gjithë zërave që qarkullonin.

“Ne kishim diskutime me Elliot për një investim të mundshëm te AC Milan. Sicc mund të ndodhë në marrëveshje të këtij niveli, një marrëveshje tregtare nuk u arrit.

Tani kemi vendosur në mënyrë reciproke t’i japim fund bisedimeve. I urojmë Milanit më të mirën për sezonin e ardhshëm dhe më tej”, shkruan Al Ardhi në postimin e tij.

Kështu tani mbeten favoritë për të blerë Milanin RedBird Capital Partners, që pritet të paguajnë 1.3 miliardë dollarë deri në 1.8 milionë dollarë, ndërkohë që Elliot do të ketë një pakicë të aksioneve. / oversport.tv

You may also like