Merkato po afron, ja “top 10” lojtarët që do të mbeten pa kontratë në Serie A

by admin
Spread the love

Mungojnë rreth 2 muaj e gjysmë që merkato e verës të hapet zyrtarisht, por lojtarët që janë ende duke diskutuar për të ardhmen në Serie A janë shumë. Ndonëse ka largime të sigurta që duket se e kanë gjetur edhe vendin se ku do të shkojnë sezonin e ardhshëm, ka dhe nga ata që e ardhmja e tyre është ende në hije.

Në rastin e parë shembulli perfekt është Franck Kessie dhe Luiz Felipe. Mesfushori i Milanit ka gjetur tashmë një marrëveshje me Barcelonën dhe sezonin tjetër do të veshë fanellën katalanase. Po në Spanjë do të shkojë edhe mbrojtësi i Lazios, por për të veshur një fanellë tjetër, atë të Betisit.

Megjithatë, janë 10 lojtarë që i skadon kontrata në fundin e sezonit dhe ende nuk e dinë se çfarë i rezervon e ardhmja. Paulo Dybala është padiskutim emri më i rëndësishëm, me kontratën e tij që nuk do të rinovohet në fundin e sezonit. Të njëjtin fat te Juventus ka edhe Federico Bernardeschi.

Një tjetër emër i madh, por me situatë disi më të komplikuar është mesfushori i krahut të Interit, Ivan Perisic. Ky i fundit ka shanse edhe që të rinovojë me zikaltërit, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Situatë e ngjashme edhe për Zlatan Ibrahimovic, kontrata e të cilit përfundon në fundin e sezonit dhe me kushtet fizike që ka, ende nuk dihet se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Po në largim për Milanin është edhe Alessio Romagnolin, me mbrojtësin që është pranë marrëveshjes me klubin e Lazios.

Dries Mertens dhe Davide Ospina janë dy emrat që shqetësojnë te Napoli, por edhe këta kanë shanse që të arrijnë një marrëveshje për të rinovuar kontratën.

Andrea Belotti dhe Henrikh Mkhitaryan janë dy emra të tjerë të rëndësishëm në Serie A që nuk kanë gjetur një marrëveshje me klubet e tyre për rinovimin, ndërsa Filip Djuricic mbyll këtë “top 10” me lojtarët që kanë të ardhmen ende një ekuacion të panjohur. /oversport.tv

You may also like