Merkato Milan: Florenzi mbetet kuqezi, për Botman vendoset në fundjavë

by admin
Spread the love

Transferimi i Sven Botman te Milani po bëhet më i komplikuar se çmendohej pas akordit të arritur gjatë merkatos së dimrit. Mes kuqezinjve dhe lojtarit është futur Newcastle, që me paratë e ofruara tundon Lille.

Anglezët nuk kanë ndërmend të presin shumë, prandaj i kanë vendosur një ultimatum klubit francez dhe lojtarit deri në fundjavë. “Qymyrxhinjtë” ofrojnë 30 milionë stërlina për lojtarin dhe Lille duhet të vendosë nëse do ta shesë apo jo.

Milani ka blerë përfundimisht kartonin e Alessandro Florenzit nga Roma, pasi lojtari ka bindur gjatë sezonit të kaluar. Është arritur marrëveshja me klubin kryeqytetas për 2.7 milionë euro.

Drejtuesit e klubit kuqezi po punojnë që të blejnë përfundimisht edhe kartonin e Messias. Do të ketë një takim me Crotonen për brazilianin në ditët në vazhdim dhe me shumë mundësi lojtari do të qëndrojë në Milano. / Oversport.tv

You may also like