Merkato Milan: Bakayoko drejt Anglisë, në mbrojtje ka dy objektiva

by admin
Spread the love

Milani po punon ende në merkato për të përforcuar mbrojtjen dhe mesfushën. Objektivi primar për Maldinin dhe Massarën është t’i dhurojnë Piolit një mbrojtës sa më shpejt të jetë e mundur.

Në ditët në vijim do të vazhdojë tratativa me Psg për Abdou Diallo, i cili mund të vijë me formulën e huazimit me të drejtë blerje. Për momentin ka ngecur tratativa me Tottenham për Tangangën, pasi klubi anglez insiston që ta huazojë mbrojtësin vetëm me obligim blerjeje në fund të sezonit.

Sa i përket mesfushës, Raphael Onyedika, që luan në Danimarkë me Midtjylland është emri më i nxehtë në listën e drejtuesve kuqezi. Ai pëlqehet për moshën, cilësitë dhe çmimin e ulët të kartonit.

Onyedika mund të vijë në Milano për 7 milionë euro. Në merkaton në dalje ka nisur tratativa me Nottingam Forest, për transferimin e Bakayokos në Angli. Mesfushori francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pioli dhe ka dhënë pëlqimin e tij për një kalim tek klubi i sapo ngjitur në Premier Ligë. /oversport.tv

You may also like