Merkato Milan: Asensio prioriteti, në mbrojtje kërkohet lojtari i PSG

by admin
Spread the love

Te Milani ka optimizëm për rinovimin e kontratës së Paolo Maldinit dhe Ricky Massaras, ndërsa janë vendosur edhe objektivat për merkaton. Në krye të listës qëndron ylli i Real Madridit, Marco Asensio i cili nuk është më thjesht një ëndërr për kuqezinjtë.

Nga ana tjetër alternativat e Asensios janë De Ketelaere, Draxler dhe mbi të gjitha Ziyech, ndërsa me vëmendje po ndiqet edhe situata e Dybalas.

Për sa i përket mbrojtjes, pasi dështoi pista Sven Botman i cili u transferua te Newcastle, në skenë ka dalë një mbrojtës i PSG. Bëhet fjalë për Abdou Diallo që pritet të largohet nga francezët gjatë kësaj merkatoje. Gjithashtu nga PSG po ndiqet edhe Thilo Kehrer. /oversport.tv

You may also like