Merkato Juventus: Tre mesfushorë drejt largimit, Allegri këmbëngul për Moratën

by admin
Spread the love

Juventusi vazhdon të jetë shumë aktiv në këtë merkato vere ndërsa drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po punojnë për forcimin e ekipit, si dhe për të larguar lojtarët e padëshiruar. Për momentin fokusi është në mesfushë ku janë tre lojtarë të padëshiruar dhe një tjetër që po kërkohet nga Allegri me ngulm.

Leandro Paredes është objektivi për të forcuar mesfushën bardhezi me PSG-në që është e hapur për shitjen e lojtarit. 20 milionë euro mjaftojnë që ai të veshë fanellën bardhezi, por Juventusi ofron 15 milionë euro në fundin e sezonit pasi e kërkon lojtarin në huazim me detyrim blerje.

Sakaq drejt largimit janë fillimisht Aaron Ramsey dhe Arthur Melo. Për mesfushorin brazilian ka shfaqur interes Arsenali, ndërsa “Zonja” pritet të paguajë një shumë rreth 2 milionë euro për të prishur kontratën me Ramsey.

Emri tjetër që mund të largohet është Adrien Rabiot i cili mund të futet në negociatat për Leandro Paredes, por ka gjithashtu edhe një ofertë nga Lyon. Sakaq Allegri po këmbëngul gjithashtu për rikthimin e Alavro Moratës në ekip. /oversport.tv

You may also like