Merkato Juve: Pakt me Paredes, Pjanic mund të ndihmojë në transferimin e Depay

by admin
Spread the love

Tashmë që dështoi transferimi i Rabiot te Manchester United është bllokuar edhe ardhja e Paredes në Torino. Por argjentinasi dhe bardhezinjtë kanë bërë një pakt mes tyre: Juventusi do të mundohet të shesë Arthur, që të krijojë hapësirë për mesfushorin e PSG-së, që ka vendosur të presë, sigurisht jo deri në pafundësi.

Në Spanjë janë të bindur që Depay dhe Barcellona do të ndahen. Por për momentin palët akoma nuk kanë arritur të prishin kontratën, sepse në lojë janë 2 milionë euro. në kët operacion mund të futet edhe Pjanic, që u kthye te Barça pas huazimit te Besiktas. Juventusi ka akoma edhe 5 milionë euro bonuse në lidhje me boshnjakun dhe mund të heqë dorë nga ato para për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes Barçës dhe Depay.

Ndërkohë po shihet edhe alternativa Milik, por vetëm nëse Marseille e jep në huazim, sepse në orët e fundit për holandezin Depay ka shfaqur interes edhe Tottenham. / Oversport.tv

You may also like