Merkato Juve: Mertens refuzon kalimin në Torino, Arthur drejt Valencias

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, Dries Mertens ka refuzuar që të transferohet te Juventusi për të mos tradhtuar të kaluarën e tij te Napoli.

Pasi kanë marrë këtë përgjigje negative, bardhezinjtë kanë rinisur sulmin ndaj Filip Kostic, duke kërkuar që të mposhtin konkurrencën e West Ham, që gjithashtu kërkon me ngulm serbin.

Drejtuesit e Juventusit kanë gati një ofertë prej 8 milionë eurosh për Eintracht Frankfurt, por gjermanët pretendojnë 12 milionë për të lënë të lirë lojtarin.

Ndërkohë që po punohet për transferimin e Arthur te Valencia. Lojtari ka pranuar që të transferohet tek skuadra që drejtohet nga Gattuso dhe klubet po negociojnë si do të ndajnë rrogën e lojtarit. Spanjollët janë të gatshëm të paguajnë 20% të pagës, ndërsa Juventusi pretendon gjysmën e saj. / Oversport.tv

You may also like