Merkato Juve: Depay drejt Torinos, nis sulmi final për Paredes

by admin
Spread the love

Memphis Depay afrohet akoma më shumë drejt Juventusit. Sulmuesi holandez ka marrë miratimin nga drejtuesit e Barcelonës për tu larguar me parametër zero, ndonëse po diskutohet akoma mes palëve sepse lojtari kërkon një dëmshpërblim ekonomik për prishjen e kontratës.

Marrëveshja me bardhezinjtë është gjetur: flitet për një kontratë 2 ose 3-vjeçare ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon. Gjatë ditës së sotme do të ketë të tjera kontakte mes palëve për të mbyllur detajet e fundit.

Manchester United pret përgjigjen përfundimtare të Adrien Rabiot. Mes klubit anglez dhe Juventusit është arritur marrëveshja për transferimin e lojtarit në Angli për 20 milionë euro, por mungon akoma marrëveshja me lojtarin.

Në pritje të largimit të Rabiot, Juventusi po negocion me PSG transferimin e Leandro Paredes në Torino. Bardhezinjtë kërkojnë huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa francezët pretendojnë shitjen përfundimtare të kartonit të lojtarit për 20 milionë euro. Marrëveshja mes Paredes dhe “zonjës së vjetër” është arritur me kohë. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like