Merkato Inter: Nga Asllani te Dybala e Bellanova, pritet një javë zyrtarizimesh tek Interi

by admin
Spread the love

Ka qenë një ditë shumë aktive në zyrat e Interit, ndërsa pritet që të zyrtarizohen disa përforcime për sezonin e ardhshëm. Kështu, në pritje të firmës në kontratë të Paulo Dybalës, drejtuesit zikaltër po lëvizin edhe në pistat e tjera të mundshme.

Një prej tyre është edhe Udogie, agjentët e të cilit zhvilluan një takim me Beppe Marottan për mundësinë e një transferimi. Pas takimit agjentët e Udogie u shprehën të lumtur dhe thanë se ky ishte një takim njohës, por me sinjale pozitive.

Një tjetër emër është talenti shqiptar Kristjan Asllani. Me këtë të fundit Interi po punon për detajet e fundit të marrëveshjes përpara se të ndodhë edhe zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje. E njëjta situatë edhe për Raoul Bellanova të Cagliarit.

Në merkaton hyrëse, flitet edhe për Romelu Lukaku i cili ka udhëtuar drejt Londrës për të zhvilluar një takim me drejtuesit e Chelsea për transferimin e mundshëm drejt Milanos. Nga ana tjetër, në merkaton dalëse, në selinë zikaltër ka qenë agjenti i Roberto Gagliardinit dhe Stefano Sensit. /oversport.tv

You may also like