Merkato Inter: Acerbi mund të vishet zikaltër të hënën, ftohet pista Chalobah

by admin
Spread the love

Interi vazhdon gjuetinë për një mbrojtës, por në orët e fundit është ftohur shumë pista që të çon te Chalobah.

Chelsea, që shumë shpejt pritet të blejë Fofana nga Leicester, është i gatshëm të lërë lojtarin të lirë vetëm në formë huazimi dhe nëse paguhen 3 milionë euro, kushte që zikaltërit nuk janë të gatshëm që ti plotësojnë, prandaj Chalobah duket se është afruar më shumë me Milanin.

Përkundrazi është gjithçka e hapur për Acerbin, që të hënën mund të bëhet zyrtarisht një lojtar i Interit, duke gëzuar kështu teknikun Simone Inzaghin që e njeh shumë mirë lojtarin dhe e ka kërkuar në skuadër prej kohësh. / Oversport.tv

You may also like