Mërgimtarët të manipuluar nga Agjencia Kosovare e udhëtimit

by admin
Spread the love

Udhëtimi te të afërmit gjatë festave të fundvitit u shndërrua në një fatkeqësi për shumicën e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër. “Nuk e dimë nëse do t’i shohim sërish paratë për biletat tona të fluturimit”, thotë Enesa 21-vjeçare

Shumica e zviceranëve i kalojnë festat e fubdvitit me familjet e tyre. Po kështu edhe mërgimatërt tanë: Shumica fluturojnë për në Kosovë për festime familjare gjatë sezonit festiv. Por sidomos në kohën e Krishtlindjeve, biletat e linjës ajrore janë shumë të shtrenjta. Është e qartë se ofruesit e dyshimtë po përfitojnë nga kjo.

Përdoruesit prej ditësh kanë paralajmëruar në rrjetet sociale për kompaninë Prishtinajet, e cila ofron fluturime të lira drejt kryeqytetit kosovar. Disa lexues të “20 Minuten” raportojnë gjithashtu për manipulime dhe shërbim të dobët: “Nuk e dimë nëse do t’i shohim përsëri 700 frangat tona”, thotë Enesa 21-vjeçare.

Vajza nga Lucerni, në muajin dhjetor kishte rezervuar dy fluturime për në Kosovë përmes Prishtinajet: “Prindërit e mi ishin të lumtur që më në fund do të mund ta shihnin sërish familjen”. Pasi fluturimi ishte shtyrë tashmë një herë, ai u anulua tërësisht në prag të Krishtlindjeve. Nuk u mor asnjë informacion.

Në aeroport ishte kaos dhe zhgënjimi ishte i madh, thotë vajza nga Lucerni. Situata ishte veçanërisht stresuese për babain e saj: “Ai pret të shohë të afërmit për çdo vit”. Kjo është arsyeja pse ata rezervuan dy fluturime të reja për 1 500 franga për t’i shpëtuar vetes telashe të mëtejshme, transmeton portali Shtegu. Ata kanë kërkuar rimbursim nga Prishtinajet, sipas Enesës. Sipas përvojës së mëparshme, megjithatë, ajo nuk është e sigurt nëse kjo do të funksionojë.

26-vjeçarja F.M. gjithashtu ngre akuza ndaj Prishtinajet: “Kemi humbur mbi 400 franga”, thotë ajo. Nëna dhe motra e saj donin t’i festonin Krishtlindjet me të afërmit në Kosovë. Kur motra e M. i telefonoi Prishtinajet-it për ofertat e lira, fillimisht u dukën shumë kompetente.
Por pasi motra e saj kishte transferuar disa qindra franga në një llogari bankare në Lucern, asgjë nuk funksionoi, thotë M.: “Nuk na dhanë as numër fluturimi dhe as biletë”. Fluturimi i tyre u premtohej gjithnjë.

Ndërsa motra e saj më në fund e kishte rezervuar udhëtimin për shumë para, nëna qëndroi në Zvicër: “Por ajo është ende e mërzitur sepse nuk mundi t’i kalonte Krishtlindjet me të afërmit tanë”, thotë M. Gruaja nga Cyrihu tani dëshiron të paralajmërojë të tjerët. : “Stina e Krishtlindjeve në veçanti është stresuese për shumë njerëz. Njerëz të tillë përfitojnë nga kjo”.
Përparim Avdili aktualisht po dëgjon më shpesh histori të tilla. Ai është nënkryetar i shoqatës Secondas Cyrih dhe ka një rrjet shumë të mirë: “Ky është një diskutim i gjallë në komunitetin shqiptar dhe mua personalisht më janë treguar histori të ndryshme”.

Përparimi nuk ka mirëkuptim për këto praktika: “Në të shumtën e rasteve godet ata që janë të varur nga çdo frang dhe prandaj kërkojnë oferta të lira në platforma të tilla. Është e vështirë për të prekurit të trajtohen kështu: “Shumë janë të zemëruar dhe të zhgënjyer që nuk mund të shkonin me pushime ose që humbën Krishtlindjet me të afërmit e tyre. Të tjerëve iu desh të rezervonin për shumë para”. Përparimi ju këshillon që përpara se të blini të merrni informacione serioze për ofruesit përkatës.

Prishtinajet mbrohet nga akuzat dhe flet për “keqkuptimet” që kanë qarkulluar ditët e fundit. Problemet nuk kishin të bënin me vetë kompaninë, por me agjencitë partnere që në fund shitën biletat e fluturimit. Ata janë përgjegjës nëse klientët nuk marrin shërbimin e premtuar dhe të paguar.

Ata pendohen për incidentet dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë partnere, vazhdon Prishtinajet: “Të gjithë pasagjerët kanë të drejtë për një fluturim alternativ ose rimbursim të parave të tyre”.

Kohë ma parë, edhe portali Shtegu informoi për parregullësi të kësaj kompanie në shërbimin e udhëtarëve.

You may also like