Mërgime Luzha, një mësuese e pasionuar e matematikës dhe ekonomisë në Gjermani

by admin
Spread the love

Mërgimja erdhi në Gjermani si trevjeçare ! Këtu ajo u integrua shpejt, fillimisht u angazhua në çerdhe e më pas vazhdoi në shkollë fillore deri në klasën e 8-të. Arsyeja ishte bizarre: Një mësuese gjermane nuk e la të shkojë në “real schule” (gjimnaz), vetëm pse Mërgimja ishte tepër e zonja në matematikë dhe disa herë e injoroi me pretekst se nuk po i bënte detyrat mirë! Ajo mbeti në shkollë fillore deri në klasen e 8-të! Pastaj, klasën e 8-të e vijoi me një mësues tjetër.

Me këtë rast ndodhi kthesa e papritur. Mësuesi në fjalë i thirri prindërit e Mërgimes dhe u tha se ajo ishte për gjimnaz! Ishte një gëzim i pëpaërshkruar për familjen begracase! Në klasën e 9-të kaloi në gjimnaz , të cilin e përfundoi me sukses të mirë! Mirëpo kjo nuk ishte e gjitha: Mërgimja vijoi studimet trevjeçare në matematikë dhe ekonomi, të cilat i përfundoi pa ndonjë problem të madh dhe duke i kurorëzuar me diplomë!

Sikur të mos ishte kënaqur me kaq, Mërgimja këmbëngulëse për një vit e kreu edhe Mastersin në matematikë dhe ekonomi, që dmth u pajis me titullin MASTER MATEMATIKË EKONOMI. Përpos këtyre të arriturave, Mërgmija filloi punën si mësuese e matematikës dhe ekonomisë!

Edhe aktiviteti i saj në afirmimin e vlerave komëbëtare nuk mungoi. Ajo u angazhua në grupin e valleve “MËMËDHEU” në Ludwigsburg, të cilin më pas e udhëhoqi dy vjet! Grupi i valleve u paraqit në disa qytete dhe u radhit në vendin e parë.

You may also like