Mentor Kikia del me deklaratën epike për aferën e inceneratorëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kikia ironizon mënyrën e pasurimit të shpejtë të Klodian Zotos dhe Stela Gugulljas, të cilët pasi morën 25 milionë euro nga qeveria dhe bënë një fabrikë, brenda disa muajve u bënë miliarderë.

Postimi i plotë:

“Modeli i suksesit për të frymëzuar të rinjtë të mos largohen. Se po diskutonim mbrëmë në emisionin e Endri Xhafos, për modelin që u duhet ofruar të rinjve, që ti bëjmë optimistë që të qëndrojnë në Shqipëri.

P.sh, nëse unë do të isha i ri, do të doja të bëhesha një njeri i sukseshëm si Klodian Zoto. Nëse do të isha beqar, do të doja të kisha një grua si Stela Gugallja.

Njerëz të zotë. Në gusht krijuan kompaninë, në shtator morën nga qeveria 25 milion Euro dhe bënë një fabrikë. Pastaj, shpejt e shpejt, hapën nja 5 të tilla dhe u bënë miliarderë.

Shqipëria është vendi i mundësive të mëdha! Mos e braktisni këtë vend!”-shkruan Kikia.

You may also like