“Mendova tërheqjen”, flet mbrojtësi i Milanit: Ren nuk është i pathyeshëm

by admin
Spread the love

Njëzet prezenca për një total prej 1125 minutash janë shumë më tepër sesa do ta kishte menduar në fillim të sezonit, por Alesandro Florenci e di fort mirë se gjithçka është pasojë e punës. Tashmë 32-vjeçari është gati të japë kontributin e tij, sidomos pas dëmtimit të kapitenit Kalabria.

Cila është gjendja juaj aktuale në aspektin fizik dhe psikologjik?

Jam i lumtur për gjithçka kam bërë dhe që nuk jam dëmtuar sepse pata mundësi të punoj më shumë me grupin. Më duheshin minuta që të gjeja formën e duhur, megjithatë jam i çliruar, sepse pas dëmtimit të vitit të kaluar pata menduar edhe tërheqjen nga futbolli.

Mendoni se Milani është më i prirur për ndeshjet në Europë?

Mendoj se ndikon presioni i jashtëm. Kam jetuar në qytete të mëdha dhe kam luajtur në dy gjysmëfinale të Champions-it, me Romën dhe PSG-në dhe kam ndier të njëjtat gjëra edhe atje. Shumë mendojnë se të luash në Europë është ndryshe nga kampionati, por thjesht sepse aty luan gjithçka në dy ndeshje, ndërsa në kampionat i luan shanset në 38 ndeshje. Por ato lloj ndeshjesh nuk përballen ndryshe, qasja e skuadrës është e njëjtë: për ne ndeshja kundër Renit do të jetë po aq e rëndësishme sa ato në kampionat.

Mendoni se kontrata rinovuar e ka futur në vështirësi Leaon?

Rafa është gjithmonë shumë i qetë. Shpresoj për të dhe për ne që ai të bëjë diferencën të dielën. Edhe ai e di se sa i rëndësishëm është për lojën tonë, nuk po them se jemi të varur pas tij sepse asnjë lojtar i vetëm nuk vlen një ekip, ndaj duhet të përpiqemi të gjejmë veten së bashku me të për të luajtur një ndeshje të mirë.

Keni folur me Ibrën?

Ai është bionik. Atë që e pashë të bënte vitin e kaluar, nuk kam parë askënd ta bëjë. Edhe si drejtues, vetëm prania e tij të jep shtysë dhe të ndihmon. Ibra përpiqet gjithmonë të nxjerrë më të mirën nga ne dhe nga vetja.

PANORAMASPORT.AL

You may also like