‘Mendjemadhe dhe e ftohtë, zhgënjim total nga ç’të shohim në ekran’, ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Arbanën

by admin
Spread the love

Ndeshja e mbrëmjes së kaluar mes Serbisë dhe Zvicrës u përjetua me emocione të mëdha nga të gjithë shqiptarët, kjo sepse pjesë e lojës ishin edhe dy lojtarë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët dhuruan shumë spektakël për tifozerinë.

Kjo ndeshje duket se është përjetuar me mjaft emocione edhe nga moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, e cila ka reaguar në rrjetet e saj sociale, duke postuar një pjesë të filmit ‘Sofia’, ku transmetohet pak nga ndeshja Serbi – Shqipëri e datës 14 tetor 2014, ku pati edhe incidente.

Pëlqimet dhe komentet në këtë postim kanë qenë të shumta, teksa moderatores i është dashur të përballet edhe me disa akuza të ndjekësve të saj, të cilët e quajnë mendjemadhe, pasi në premierën e filmit ‘Sofia’ jashtë vendit, që mban vulën e partnerit të saj, ajo është larguar dhe nuk i ka takuar fansat.

“Filmi shumë i bukur, por para dhe mbas premierës në Londër u afruam për të bërë një foto me ju, por na ikë dy herë dhe s’na e dhe mundësinë” – shkruan një prej ndjekësve, ndërsa Arbana e mohon dhe shkruan se ka qenë aty deri në fund. “no way, kemi qene aty deri ne

fund, deri sa nuk kishte me asnjeri fare fare”- shprehet moderatorja.

Sakaq, një ndjekëse tjetër mbështet ndjekësen e parë në mendimin e saj, duke shprehur edhe zhgënjimin nga Arbana. “Faktikisht ka të drejtë. Kam rastisur dy herë afër teje dhe të dya herët ke qenë shumë e ftohtë, madje mund të them mendjemadhe. Zhgënjim total nga ç’të shohim në ekran. Gjithsesi shpresoj të kenë qenë thjesht çastë të gabuara në ditë të gabuara”, shkruan ndjekësja në postimin e bërë nga Arbana Osmani.

You may also like