Menaxhimi i mbeturinave – 12 komuna nënshkruajnë memorandum të mirëkuptimit

by admin
Spread the love

Kryetrari i komunës
së hanit të Elezit, Mehmet Ballazi ka bërëtë ditur se 12 komuna kanë nënshkrua memorandum
të mirëkuptimit për menaxhimin e mbeturinave.

Përmes një statusi
në rrjetin social Facebook, ai ka njoftuar se ky memorandum vije pas vizitës
disa ditore në Turqi para disa muajsh, ku tha se ishin njoftuar me praktikat që
përdoren atje e që njihen si ndër më të mirat në sektorin e menaxhimit të
mbeturinave.

Ai me tej ka shtuar
se përmes këtij memorandum, synojnë që Hanin e Elezit ta kthejnë në një vend me
rrezik të ulët nga mbeturinat, si për njerëzit, mjedisin, tokën, bimët e
kafshët.

Postimi i plotë:

Nënshkruam
Memorandumin e Mirëkuptimit për nisjen e menaxhimit të integruar të
mbeturinave, i cili është bashkëpunim në mes 12 komunave të regjionit të Ferizajt
dhe të Gjilanit me GIZ-in gjerman, ku meritë të veçantë ka edhe koordinatori i
GIZ-it, Stefan Mager.

Ky memorandum vie
pas vizitës disa ditore që kishim në Turqi para disa muajsh, ku u njoftuam më
nga afër me praktikat që përdoren atje e që njihen si ndër më të mirat në
sektorin e menaxhimit të mbeturinave, si dhe pas diskutimeve të gjëra që janë
bërë nga Ekipet Teknike të komunave, si vullnet i bashkëpunimit ndërkomunal e
rajonal.

Në këtë ngjarje me
rëndësi, isha së bashku me Kryesuesin e Kuvendit, Florim Shkreta dhe Drejtorin
e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arsim Dernjani.

Përmes këtij memorandum, ne synojmë që Hanin e Elezit ta kthejmë në një vend me rrezik të ulët nga mbeturinat, si për njerëzit, mjedisin, tokën, bimët e kafshët.

You may also like