Menaxheri i Laçit: Teuta me eksperiencë në Kupë, luftojmë në dy frontet

by admin
Spread the love

Dario Pali, menaxheri i ekipit të Laçit, pas hedhjes së shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë ka folur për kundërshtarin, Teutën, dhe shanset e kurbinasve për të shkuar më tej.

“Shorti na vendos përballë kampioneve në fuqi. Teuta është një ekip me eksperiencë në këto faza të Kupës gjë që e ka treguar dhe dy sezone më parë, duke e fituar atë. Të tria skuadrat janë shumë të fortë, kështu që nuk kisha ndonjë preference.

Formati kupës është disi ndryshe nga kampionati, me ndeshjet me dy takime, por besoj që nuk do ndikoje në favorin ose disfavorin tonë që ndeshjen e dytë e luajmë në shtëpi.

Duke qenë se jemi në fund dhe kampionati sa vjen dhe ngjishet, është e vështirë. Gjithsesi në organikën tonë kemi lojtarë me kualitet, që mund t’i përballojnë të dyja frontet”, tha Pali për “Oversport”. /  oversport.tv

You may also like