Mema: Kam pasur një ekip të sëmurë, ky është kontingjenti i Kastriotit

by admin
Spread the love

Trajneri i Kastriotit, Ardian Mema ka folur për Oversport pas disfatës përballë Egnatias.

“Sot nuk funksionoi asgjë. Nuk e kuptoi pse ra ekipi. Nuk e kam pasur grupin e plotë gjatë kësaj periudhe. Kam pasur shumë lojtarë të sëmurë, që mezi kanë bërë një seancë stërvitore. Nuk dua të justifikohem, por gjatë këtij pushimi të shfrytëzojmë kohën për të punuar sa më mirë me skuadrën.

Një pozitë e vështirë te Kastrioti? Dua të them diçka, që Hasani ka qenë i dëmtuar dhe dha maksimumin. Nuk janë justifikim mungesat, por nuk kam pasur grupin e plotë. Kemi lojtarë të rinj dhe duhet të bazohem në 12-13 futbollistë. Mema pak kohë kam këtu dhe besoj që në vazhdimësi do të mund të tregoj punën time. Shpresoj që në merkato të plotësojmë kontingjentin.

A ju duket normale të kapeni në befasi në superioritet numerik? I gjithë ekipi ka qenë i sëmurë, këtë problem kam pasur unë. Si do punojmë me ekipin në vazhdimësi do të shohim. Sot kam humbur unë dhe ekipi. Do të bëjmë një analizë të thellë më pas”, ka thënë Mema. / Oversport.tv

You may also like