Meluso: E vlerësoj kalimin e Ndoj te Cosenza, mund të jetë një forcë shtytëse

by admin
Spread the love

Një nga transferimet e janarit në Serie B ishte edhe mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj. Ai u transferua nga Brescia tek Cosenza, një lëvizje kjo që nuk është lënë pa komentuar.

Ish-drejtori sportiv i Lecces, Mauro Meluso e konsideroi këtë transferim si një nga më të mirët në merkaton e janarit për Serie B. Melusa dha një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, ku ndër të tjera vlerësoj afrimin e ri të Cosenzas.

“Benevento tashmë kishte një skuader shumë të fortë. Kishte një problem me Lapadulen dhe erdhi Forte, më pas Farias dhe gjithashtu Petriçione. Ndër goditjet e tjera vlerësova ato të Brescia, Torregrossa te Pisa dhe Ndoj te Cosenza.

Nëse Ndoj është mirë fizikisht, ai mund të jetë një forcë shtytëse për Cosenzan”, përfundoi Meluso. /oversport.tv

You may also like