Mehmeti: Skukës i bërtas, nuk duhet të futemi në panik! Kallaku vuan

by admin
Spread the love

Partizani reagoi në kampionat pas humbjes me Kastriotin dhe sot triumfoi ndaj një ekipi të fortë si Laçi. Trajneri Dritan Mehmeti ka rezervat e tij për skuadrës, sidomos për mënyrë se si u vendosën te goli i shënuar nga Akyniemi.

“Nuk patëm frikë pas barazimit, por nuk më pëlqeu që skuadra u vendos gabim në pësimin e golit dhe për këtë jam shumë i mërzitur. Të pësosh të tillë gola, i jep iniciativë kundërshtarit. Partizani duhet të bëjë Partizanin dhe të rrisë cilësinë e lojës dhe të shoh në të dyja frontet, kampionat dhe Kupë.

Përballë një kundërshtari të mirëorganizuar si Laçi na kënaq fitorja, por duhet të nxjerrim mësime sepse bëmë gabime”, deklaroi fillimisht trajneri i Partizanit, i cili më pas foli edhe për emra të veçantë, si Kallaku dhe Skuka.

“Kallaku nuk është në një moment të mirë në aspektin fizik dhe jam munduar ta vendos në një linjë ku është në pozicion natyral, si numër 10, fantazist. Por duke vuajtur fizikisht, vuan në pjesën taktike. Ai duhet të bëjë më shumë të përshtatet me skuadrën, por sot ka bërë mirë dhe shpresoj të rritet”, tha Mehmeti në Supersport..

Sa i përket vendosjes në mbrojtje, duhet ta shikojmë se ishim shumë poshtë. Nuk patëm qetësinë e duhur, duhet më shumë personalitet dhe të mos futemi në panik. Kundërshtari na bëri të vuajmë me shtatlartësinë, duhet të ishim më mirë edhe individualisht, jo vetëm si skuadër”.

“Skuka? Unë i bërtas më shumë, jam kërkues sepse i kam parë cilësitë e një bomberi tek ai. Të qëndrojë me këmbë në tokë, i ka mundësitë të rrisë ritmin. Në zonat e ngushta duhet të jetë më i shkathët, është i vështirë si karakter”, përfundoi Mehmeti. / oversport. tv

You may also like