Mehmeti prezanton programin në Ulpianë, zotohet për 1.5 milionë euro investime

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të komunës
së Prishtinës nga AKR-ja, Gëzim Mehmeti, ka shpalosur programin e tij politik
para qytetarëve të lagjes “Ulpiana”, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti ka theksuar se programi i
tij për këtë lagje u mundëson qytetarëve perspektiv më të mirë, teksa shtoi se
programi i tyre derivon nga nevojat e qytetarëve.

“Ulpiana është një ndër lagjet
më të vjetra në kryeqytet. Ne kemi një program që derivon nga kërkesat e
qytetarëve, që nënkupton që nuk rri në zyrë, por jam afër qytetarëve. Ne e kemi
në plan që qytetari bashkëqeveri me neve, që do të jemi transparent”, tha
Mehmeti.

“Në Ulpianë do të investojmë
mbi 1.5 milionë euro, 15 parkingje në Ulpianë, e qe do të kenë mundësi t’i parkojnë
dhe të jenë të sigurt. Kemi një koncept të avancuar, e që Prishtina e ka humbur
këtë afat pas viteve 1999, ku shumë ndërtime janë bëre. E këtë nuk do ta lejojmë,
që përmes teknologjisë informative, do t’iu mundësojmë aplikimin për leje.
Ulpiana ka shumë gjelbërim, ku në këtë pjesë kemi menduar 5 vende për lojëra.
AKR ka kandidatë ekspertë te cilët dëshirojnë që të japin kontribut për qytetin
e tyre. Kërkoj nga ju që këtë ekip t’i votoni”, tha Mehmeti.

E kandidatja për asamble nga kjo
lagje, Delvina Tahirsylaj, ka thënë se investimet në këtë lagje do të jenë të njëjta
si në ato tjera, raporton EO.

“Unë jam lindur në këtë
lagje, e jam rritur këtu. Përpara ka qenë lagje shumë me e bukur por jo tashmë
nuk është e njëjta, dhe AKR besoj se do ta bëj të njëjtë sikurse në lagjet
tjera”, u shpreh ajo.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim
Pacolli, ka kërkuar përkrahje për Mehmetin, për siç ka thëne ai që të përfundojnë
gjitha programet për lagjet e Prishtinës.

“Ne edhe sot jemi këtu
prezent si në shumë lagje, por edhe në shumë lagje do të jemi për ta shpalosur
programin e kandidatit tonë, Gëzim Mehmeti, dhe besoj se Gëzimi do ta ketë përkrahjen  e gjitha lagjeve. Ne asnjë moment nuk kemi
qenë të ndarë, por j kemi ideuar shumë programe. Unë bëj thirrje që të votohet
ky program në mënyrë që të të përfundojnë të gjitha planet e kandidatit tonë”,
tha Pacolli.

Lajme interesante

You may also like