Mehmeti jep detaje se çfarë përgjigje i dhanë Speciales, thotë se po e luftojnë korrupsionin në Polici

by admin
Spread the love

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se Policia i është përgjigjur Gjykatës Speciale në të gjitha pyetjet për aq sa ka kompetenca.

Kjo për faktin Dhomat e Specializuara me 8 tetor të vitit të kaluar kërkuan
nga Policia detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve
të UÇK-së.

Drejtori ndonëse nuk jep detaje për përgjigjet e dhëna thotë se Policia e Kosovës
nuk ka ndonjë detyrë nga Gjykata Speciale në kuptim të hetimeve sepse ato i
zhvillon Prokuroria.

“Ne iu kemi përgjigjur Gjykatës Speciale në të gjitha kërkesat që i ka
bërë. Natyrisht kërkesat që i ka bërë Gjykata Speciale ndaj Policisë së Kosovës
janë të natyrës konfidenciale që nënkupton që nuk mund të flas për detaje, por
ajo çka mund të iu konfirmoj është se Policia e Kosovës i është përgjigjur Gjykatës
Speciale në të gjitha pyetjet që janë shtruar dhe do t’i përgjigjet jo vetëm Gjykatës
Speciale por cilësdo prokurori, dhe cilësdo gjykatë qoftë të vendit, qoftë
ndërkombëtare për aq sa ka kompetenca”.

“Ne nuk kemi ndonjë detyre nga Gjykata Speciale në kuptim të hetimeve apo
të ngjashme ato i zhvillon prokuroria kështu që Policia ka marrë disa kërkesa
dhe në ato kërkesa është përgjigjur”.

Mehmeti beson që Policia e Kosovës nuk është e korruptuar, duke theksuar se
janë të përkushtuar maksimalisht që ta luftojnë korrupsionin dhe çdo dukuri
brenda organizatës. Ai shtoi se marrëdhëniet me politikën janë profesionale dhe
ligjore.

“Nuk e di sa është e korruptuar Policia e Kosovës por unë besoj që Policia
nuk është e korruptuar. Nëse jo iu referoheni rasteve individuale të cilat në
një individ në Polici të Kosovës mund të ketë rënë ndesh me ligjin, e ka
keqpërdorur detyrën zyrtare apo ka rënë pre e korrupsionit apo ndonjë
keqpërdorimi të natyrave të caktuara. Përkushtimi i Policisë është që ta luftoj
korrupsionin dhe çdo dukuri brenda organizatës”.

“Marrëdhënia ime me politikën është profesionale. Me të gjitha trupat
brenda institucioneve ne kemi marrëdhënie profesionale dhe në fund të fundit na
i definon ligji marrëdhëniet dhe këto marrëdhënie janë strikt ligjore”.

Sipas tij, aplikimi për zyrtar të ri policor ka përfunduar dhe tani më janë
në fazën e procedimit të mëtutjeshëm, ku një pjesë e tyre do t’i nënshtrohen
testimit shëndetësor dhe psikologjik.

“Aktualisht ka përfunduar testimi fizik, tani janë në fazën e procedimit të
mëtutjeshëm të rezultateve të testimit fizik. Janë në fazën që aplikantët të
cilët potencialisht nuk e kanë kaluar testin kanë të drejtë të ankohen pas
përfundimit të kësaj procedure”.

“Do të vazhdojmë me testime të mëtutjeshme që janë intervistimi i kandidatëve
të cilët i kanë kaluar deri në këtë fazë testimit. Pas kësaj një pjesë e tyre
do të dërgohen në testimin shëndetësor dhe psikologjik dhe verifikohet e
kaluara dhe  ata që e kalojani shkojnë në
trajnim për kadet për polic”, tha ai.

You may also like