Mehmeti: Gjatë këtij viti janë lëshuar 1.8 miliardë euro kredi të reja, totali ka arritur në 3.75 miliardë

by admin
Spread the love

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka thënë se në muajt e parë të vitit 2022 ka pasur rritje të importit, rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit. Këtë e bëri të gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Mehmeti tha se është e vështirë ndërhyrja e
BQK-së pas ngritjes së çmimeve në vend pasi inflacioni është i importuar.

Mehmeti foli edhe për sistemin bankar në
Kosovë, për të cilën tha se është një sistem i qëndrueshëm. Ai tha se gjatë
këtij viti janë lëshuar 1.8 miliardë euro kredi të reja, përderisa vlera e përgjithshme
ka arrit në 3.75 miliardë euro.

“Ne si Bankë Qendrore kemi arritur të ndërrojmë
një sistem financiar të qëndrueshëm i cili na mundëson që me sigurinë më të
madhe të konstatojmë se me shumë sukses po arrijmë të zbatojmë objektivin
kryesor e që është stabiliteti financiar. Si sektor financiar i Kosovës ka një
situatë të lartë të qëndrueshmërisë më së miri është vërejtur në periudhën e pandemisë
së Cocid-19”.

“Banka Qendrore ishte e aftë që të merr një sërë
masash specifikash të dizajnuara për rrethanat e krijuara nga pandemia në Kosovë
të cilat u treguan shumë efektive në zvogëlimin e pasojave ekonomike të krizës
pandemike. Sektori bankar ka një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë
së vendit. Vetëm gjatë vitit janë lëshuar 1.8 miliard euro kredi të reja apo që
paraqet një rritje vjetore prej 22.9 për qind, përderisa vlera e përgjithshme
ka arrit në 3.75 miliardë euro”, tha Mehmeti.

“Banka Qendrore ka ndërmarr një varg masash
dhe reformash me qëllim që sektori i sigurimeve në vend të siguroj pajtueshmëri
me kornizën ligjore në fuqi. Për këtë qëllim BQK-ja gjatë viteve të fundit ka
marr edhe dhjetëra masa administrative kundrejt siguruesve. Si rezultat i këtyre
masave të ndërmarra gjatë këtyre viteve të fundit, aksionarët e disa kompanive
të sigurimeve kanë plotësuar kapitalin në vlerë prej 18 milion euro”, tha ai.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta
Statovci, kritikat i pati për profitin e bankave në Kosovë. Tha se profiti i
tyre shkon deri në 47 për qind.

E zëvendësguvernatori i këtij institucioni, Sokol
Havolli, duke folur për këtë çështje, tha se ajo rrjedhnga të hyrat e interesit
dhe se janë duke punuar që tri vite për ta bërë rregullimin e disa tarifave.

“Pjesa dërmuese e profitabilitetit bankar rrjedh
nga të hyrat e interesit, po eksiton edhe pjesa tjetër. Si BQK e kemi analizuar
vazhdimisht që tri vite faktin se nëse ka nevojë të ndërhyrjet me rregullore. Është
çështje e klientëve që të lëvizin nga banka të cilat kanë tarifa të larta, në
banka që kanë tarifa të ulëta”, tha ai.

“Këtë çështje fillimisht duhet ta adresojmë përmes
ligjit, përmes kuvendit, se vendit e BE-së e kanë atë kompetencë, dhe këtë jemi
duku e punuar draft ligjin e ta kemi këtë kompetencë që të merremi me
rregullimin e disa tarifave”, tha Havolli.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, përmendi nivelin
e lartë të kamatave, duke thënë se është i papërballueshëm për qytetarët.

“Më boni përshtypje sot kemi një sistem bankar
që nuk është barrë e institucioneve e dyta tha bankat janë të qëndrueshme, dhe
e përmendi rritjen në investime publike, investime kapitale dhe për mua kur e përmendi
edhe rritjen ekonomike 10.5 për qind krahasuar me vitin 2020, më bëri shumë përshtypje.
Nëse e krahasojmë me vitin 2020, ne kemi një tkurrje në vitin 2020 kemi pas
tkurrje 5.3 për qind dhe nëse bani këtë krahasim normal qe ju del ajo llogari.
Tjetra, kur e përmendë  niveli i lartë i
kamatave, ndoshta për ju si BQK ekziston një sistem i qëndrueshëm bankat po ne
duhet të mendojmë më shumë për qytetarët”, tha Lekaj.

E kryetari i këtij Komisioni, njëherësh
deputet i VV-së, Armend Muja, pyeti për punësimet në këtë institucion. Pyeti se
kush e ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve.

Guvernatori Mehmeti tha se institucioni që ai e drejton është i pavarur dhe se janë pikërisht ata që kanë bërë intervistimin e kandidatëve, e pastaj e kanë bërë zgjedhjen e kandidatëve të ngushtë. Tha se nuk ka pasur presion nga askush.

“Sa i përket kandidatit, ligji i Bankës Qendrore
na ka jap të drejtën që asnjë person nuk na ka thirre nuk na ka pyet ne kemi bërë
presion, që të konsumohet bordi i BQK-së”, tha ai.

“Sa i përket përqindjes që aplikohet sa i përket
monedhave metalike ne jemi në ngjarje si Bankë Qendrore, kjo ka ndodh para disa
viteve është aplikuar një lloj tarife që BQK-ja e aplikon ndaj bankave komerciale
dhe kjo krejt si rezultat i asaj që bankat kanë pasur një përqindje prej 5 për
qind”, tha ai.

You may also like