Mehmeti: Duhet pragmatizëm ndaj Vllaznisë! Pabarazi, mund të shtyhej ndeshja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit, para ndeshjes me Vllazninë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka folur për mediat dhe fillimisht preku duelin e fundit ndaj Kastriotit në kampionat. “U paraqitem mirë ndeshjen e fundit, po nuk finalizuam. Duhet të gjejmë forcë dhe të ndryshojmë si sillemi në 20 metrat e fundit në fushë”.

VLLAZNIA MACE E ZEZË – “Statistikat janë për t’u thyer. Vllazninë e vlerësojmë për vlerat dhe potencionalin. Duam ekuilibër dhe t’i vlerësojmë si duhet të dyja ndeshjet. Kur janë dy ndeshje duhet kujdes, duhet të jemi fanatikë në zbatimin e detyrave. Duhet menduar për dy mundësi. Skuadra duhet të jetë e qetë, por pragmatiste. Lojtarët nuk merren me statistika. Duhet ta shohin si ndeshje radhe dhe të japin maksimumin”.

MBËSHTETJA E TIFOZËVE – “Tifozët janë lojtari i 12-të, kemi nevojë për ta. Nuk ia dalim pa ta. Ata na japin entuziazëm, por prania e tyre nuk varet nga ne. Do japim maksimumin. Shpresoj që tifozët të na kuptojnë dhe të na mbështesin”.

TRAJNERI I SHKODRANËVE – “E njoh Plorin, ishte në stafin e Brdaric. Do ketë shumë pak ndryshime dhe ndoshta nuk ka pasur shumë kohë që të injektojë filozofinë e tij. Do marrim masa dhe do përgatitemi për gjithçka, pasi ka ndryshime kur ndryshon trajneri”.

LOJTARËT TE SHQIPËRIA U21 – “Organizimi i skuadrës është te grupi, jo te individët. Cara e Marku kanë luajtur 90 minuta me Shqipërinë U21. Nëse i kalon 70 minuta, është një ndeshje e plotë. Edhe Rrapaj u dëmtua aty, ndaj ka ndikuar pak. Gjithsesi nuk trembemi dhe nuk nxjerrim justifikime. Ndeshja mund të spostohej në datë tjetër, pasi janë tre lojtarë. Njëri është dëmtuar, dy të tjerët kanë luajtur 90 minuta. Nuk futemi në garë të barabartë, duhej të ishte bërë një llogari më ndryshe”.

PRAGMATIZMI I KËRKUAR – “Dua agresivitet në mbrojtje. Duhet të jemi pragmatistë në sulm, nuk mund të shpërdorojmë aq shumë me kundërshtarë të tillë. Këto situata i kuptojmë ne apo lojtarët. i kuptojmë lojtarët dhe i mbështes. Këmbëngul që të jenë më profesionistë në stërvitje, që të mos përsëriten situata të tilla. Të tilla ndeshje duhen përgatitur në aspektin mendor.

Besoj te skuadra. Kur janë dy ndeshje ke një bonus, që mund të reagosh në mënyra të ndryshme. Unë mundohem të jap maksimumin, shikoj si luan kundërshtari dhe marr masat për cilësitë e tyre dhe shoh ku mund t’i godasim.  Nesër do të jetë një histori tjetër dhe duhet të fokusohemi te vetja. Do mendojmë vetëm për nesër, jo për ndeshjen e radhës. Vllaznia të lë të luash futboll. Do mundohemi ne ta diktojmë ritmin e lojës”. / oversport.tv

You may also like