Mehmeti: Anulimi i golit, i drejtë! Me Vllazninë s’na ecën për çështje fati

by admin
Spread the love

Dritan Mehmeti, pas barazimit pa gola me Vllazninë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, deklaroi: “Të tilla ndeshje sjellin mungesë qetësie në aspektin psikologjik dhe lojtarët nuk e interpretojnë si duhet.

Nuk jam dakord që mund të ishte 0-1, pasi ne kemi pasur disa situata ku mund të kishim shënuar. Duhet të jemi më konkretë, por presioni bën të vetën. Në pjesën e parë u munduam të ishim në ekuilibër, por nuk arritëm të shkonim si duhet në sulm”.

“Në pjesën e dytë bëmë më mirë me ndryshimet, por nuk zgjidhëm si duhet situatat që krijuam. Skuadra ndryshoi shpesh mënyrën e lojës dhe alternimet e pozicioneve, por jam i pakënaqur me mënyrën si i zgjidhim situatat në metrat e fundit”, shtoi Mehmeti në Supersport.

Ndaj Vllaznisë nuk po na ecën dhe mendoj se është çështje fati. Megjithatë sot ndikoi presioni te të dy skuadrat. Sa i përket golit, unë mendoj se Aralica ka bërë faull ndaj mesfushorit Matondo dhe vendimi për anulim ishte i drejtë”, tha Mehmeti. / oversport.tv

You may also like