Mehaj në raportim në Kuvend: Planifikojmë të hapim konkurs të ri

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj,
ka raportuar sot para anëtareve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe
Mbrojtjes.

Në raportim me ministrin Mehaj
ishin edhe pjesëtare të tjerë të ministrisë së mbrojtjes, sekretari i ministrisë
Selvador Elmazi, si dhe gjenerali Gëzim Hazroll, si dhe gjenerali Nazmi
Brahimaj, si dhe stafi tjetër mbështetës.

Ministri Mehaj e filloi raportimin
e tij, duke përmendur disa nga të arriturat e kësaj ministrie.

Ai po ashtu foli edhe për planet e ministrisë që ai e drejton. Mehaj më këtë rast ka bëtë të ditur se po planifikojnë që të hapin konkurs të ri, si dhe të blejnë pajisje ushtarake.

“Planifikojmë të hapim konkurs të ri, blerjet ushtarake, kemi investuar në blerje të pajisjeve ushtarake, blerjet janë të cekura më planin tonë të prokurimit, blerjet janë duke u realizuar nga programi fmc, si është rasti për blerjet e dronit, dhe jemi duke pranuar dinaxion nga fmf. Sfidat dhe pengesat gjatë mandatit, 3 vitet e fundit kanë qenë sfida për secilin, përballja me COVID-19. Ne kemi vazhduar me planifikimet dhe vaksinimin e komplet ministrisë së mbrojtjes që të mos ketë efekt më planifikimet tona”, u shpreh Mehaj, raporton “Ekonomia Online”.

Ai po ashtu foli edhe për raportin e punës së tij.

“Detajet lidhur me temat që keni kërkuar janë përshkruar në raportin me shkrim që e keni pranuar. Në vazhdën e raportimit do i preki disa tema. Do të fokusohem në aktivitetet kryesore 2021, plani kryesor 2022, si dhe planifikimi dhe zbatimin e dokumenteve strategjike, sfidat dhe pengesat në ushtrimin e mandatit..” “Arritjet dhe sukseset në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Buxheti më i lartë ndonjëherë me 102.3 milion euro, avancimi bilaterale me shtetet aleate, rekrutimi i 849 ushtarëve të rijnë, transparencë në rekrut rim. Kur të ceki civilët është me rëndësi çfarë civilë kërkojnë, do të jenë civil specialist prej inxhinierit mekanikut, mjekut, infermierët. Aktivitetet kryesore,  fokus i veçantë për mua është rritja e transparencës dhe llogaridhënies. Prandaj, ju kemi mbajt të informuar me raporte të njëpasnjëshme po edhe publikun e gjerë. Rëndësi i kemi kushtuar dhe bashkëpunimit bilateral, si ushtrime, trajnime e pjesëmarrje në forume të sigurisë, bashkëpunimin me shtetet tjera në fushën e diplomacisë ushtarake”, ka thënë Mehaj.

 “Situata në Ukrainë ka ndikuar në reduktimin e
vizitave, takimet kanë vazhduar përmes vtc”.

Ministri Mehaj përmendi disa nga takimet me homologët, si me atë të Austrisë, ministrin e mbrojtjes së Turqisë, ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut.

“Nesër do të kem edhe vizitë edhe nga ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë. Me të gjitha këto takime kam kërkuar që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në NATO,  në çdo takim kam theksuar që Kosova dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe ne jemi krahë aleatëve”.

“Synimi unë është anëtarësimin në
ANTO dhe këtë mund ta arrijmë me një ushtri që përmbush kriteret. Në kudër të këtij
synimi është formuar grupi ndërinstitucional për procesin e partneritetit për
paqe kryesuar nga ministrja e punëve të jashtme dhe kemi formuar një trup të veçantë
në ministrinë e mbrojtjes.”

“Planet kryesore 2022 janë përshkruar
në dokumente zyrtare që e keni pranuar me shkrim, për çfarëdo plani që ju
intereson mund t’ju prezantojmë gjatë një vizite në Ministrinë e Mbrojtjes”. “Çështja
e buxhetit, shuma në total e ministrisë është 60% më e lartë me vitin e kaluar.
102.3 milion”.

Ministri Mehaj tutje ka thënë se
kanë pasur pesë rekomandime nga zyra e auditorit, ku katër janë të realizuara
dhe një është në proces.

 Ai po ashtu ka thënë se ka edhe informacione të tjera, mirëpo sipas tij një gjë e tillë duhet të bëhet në seancë të mbyllur.

“Kemi edhe disa info shtesë që konsiderojmë të nevojshme me i nda me juve, por në seancë të mbyllur”.

You may also like