Mediat serbe pretendojnë se Maqedonia ka gaz vetëm për dy javë

by admin
Spread the love

Maqedonia ka gaz vetëm për dy javë punë në termocentrale, kurse sezoni i ngrohjes fillon të shtunën, shkruajnë mediat serbe, duke komentuar deklaratën e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, transmeton InfoShqip.

Ai theksoi se shteti është i gatshëm të përdorë lëndë djegëse alternative për ngrohjen e shtëpive, shkollave, kopshteve, ambjenteve afariste, ministrive, duke pasur parasysh se ngrohtoret mund të punojnë me gaz dhe naftë.

“Këtë vit bëmë gjithçka që Shkupi të ketë ngrohje më 15 tetor. Nuk ishte e lehtë duke pasur parasysh çmimin jashtëzakonisht të lartë të gazit. Megjithatë, duke pasur parasysh uljen afatshkurtër të çmimit të gazit dhe kontratën që Makpetrol ka me furnizuesin me të cilin punon tradicionalisht, deri në fund të tetorit është siguruar një shumë për funksionimin e termocentraleve. Dhe nëse gazi bëhet jashtëzakonisht i shtrenjtë, shteti është i gatshëm t’i ngrohë shtëpitë e qytetarëve me lëndë djegëse alternative”, tha Kovaçevski.

Krahas çmimit të gazit, Kovaçevski si problem e theksoi edhe disponueshmërinë.

Ju e dini se ka pasur një ridrejtim të gazsjellësit në veri, i cili ka reduktuar dërgesat, pastaj shpesh ka ulje të prurjes”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se deri më 1 nëntor gazin do ta sigurojë Mekpetrol me çmim prej 1713 euro për 1000 metra kub gaz.

Deri në fund të sezonit të ngrohjes do të përcaktohet koncepti i ngrohjes, gjegjësisht energjisë, varësisht nëse dhe në çfarë regjime do të funksionojë termocentrali i gazit TE-TO, i cili si nënprodukt i prodhimit të energjisë elektrike jep energji termike” njoftoi kompania.

Nëse nuk sigurohet gaz për termocentralet (Lindje, Perëndim, Shkup-Veri dhe ajo në Zhelezarë), atëherë kryeqyteti do të duhet të ngrohet me naftë./InfoShqip.com

You may also like