MEDIA – Vdes gazetari i njohur italian Gianni Minà

by admin
Spread the love

ROMË, 28 mars /ATSH-ANSA/ – Gazetari dhe shkrimtari italian, Gianni Minà vdiq dje në moshën 84-vjeçare për shkak të një sëmundjeje në zemër.

Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1959 si gazetar sportiv për “Tuttosport”, drejtor i së cilës ishte nga viti 1996 deri në 1998.

Më pas, ai iu bashkua RAI-t si bashkëpunëtor në shërbimet sportive duke qenë pjesë e pesë olimpiadave, tre Kupave të Botës dhe ndeshjeve më të rëndësishme të boksit në rrjetin publik.

Pasi bëri debutimin e tij për revistën “Sprint”, ai realizoi reportazhe dhe dokumentarë për rubrika si “Tv7”, “Dribbling”, “Odeon”.

Ai kishte kontakt me të gjitha figurat e njohura.

Mina arriti të sillte në programin televiziv “Blitz” në “Rete 2”, personazhe si, Maradona, Cassius Clay, Gabriel Garcia Marquez, Federico Fellini, Sergio Leone, Roberto de Niro, i transmetuar nga 22 nëntor 1981 të dielave pasdite në orën 15:15 për tre sezone.

Mina ishte një nga themeluesit e programit “L’altra Domenica”.

Që nga viti 1976, ai ka prodhuar për Tg2, jo vetëm lajme sportive, por edhe lajme nga Amerika Latine.

Mina drejtoi revistën letrare “Latinoamerica” si dhe ishte bashkëpunëtor për disa vite në gazetat si; “La Repubblica”, “l’Unità”, “Corriere della Sera” dhe “Manifesto”.

Ai shkroi libra të shumtë duke përfshirë, historinë e Fidelit (1988), “Un continente desaparecido” (1995), “Storie” (1997), “Un mondo migliore è possibile”, idetë e Porto Alegre për një të ardhme të jetueshme (2002), “Politicamente scorretto” (2007), “Il mio Alì” (2014), “Così va il mondo”, Biseda për gazetarinë, pushtetin dhe lirinë (2017), “Potere e Libertà” (2017), “Storia di un boxeur latino” (2020) dhe “Non sarò mai un uomo comune” (2021). //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like