MEDIA – Gazetarët e huaj në Kinë përballen me kushte pune të përkeqësuara

by admin
Spread the love

PEKIN, 1 mars /ATSH-DPA/ – Kushtet e punës për gazetarët e huaj në Kinë kanë rënë me një ritëm të përshpejtuar, ka zbuluar një sondazh vjetor i publikuar sot nga Klubi i Korrespondentëve të Huaj të Kinës (FCCC).

Nga ata që morën pjesë, 100% e gazetarëve të huaj thanë se ndjenin se kushtet e punës nuk plotësonin standardet ndërkombëtare.

“Kina vazhdon të jetë një nga historitë më të rëndësishme të kohës sonë, megjithatë që nga fillimi i pandemisë globale në 2020, liritë e shtypit në të gjithë vendin kanë rënë me një ritëm të përshpejtuar dhe mbetet për t’u parë nëse ato do të rikuperohen”, thuhet në një deklaratë nga FCCC-ja.

Pothuajse një e treta e të anketuarve thanë se duhej të anulonin udhëtimet ose intervistat për shkak të presionit zyrtar, ndërsa më shumë se gjysma thanë se ishin penguar nga policia ose zyrtarët në vitin 2022.

Ndërkohë, 38% e të anketuarve thanë se të paktën një nga burimet e tyre ishte ngacmuar, arrestuar, thirrur për t’u marrë në pyetje nga autoritetet ose kishte pasur pasoja negative për ndërveprim me gazetarë të huaj.

Kjo shifër ishte në rritje që nga tetori i vitit të kaluar.

FCCC-ja tha se viti 2022 ishte një tjetër vit i vështirë dhe shterues për gazetarët, ku kontrollet e rritura për shkak të Covid-19 u përdorën gjithashtu për të kufizuar raportimin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like