“Me vetëm 5 euro në xhep”/ Pepe flet për ardhjen e tij në Evropë dhe kushtet që kishte

by admin
Spread the love

Pepe është një legjendë e futbollit portugez, por ai mban ende kujtime te hidhura kur ishte i ri dhe sapo kishte zbarkuar në Evropë nga Brazili.

Mes shumë gjërave që mund të thuhet për karrierën e tij 20-vjeçare, Pepe arriti një nivel të lartë që ia ndryshoi jetën përgjithmonë.

Për të vendi iberik u bë shtëpia e tij e dytë, aq sa nisi të luante edhe për kombëtaren portugeze, por fillimi ishte shumë i vështirë për të.

Ishte viti 2001 kur si lojtar i ri mori ftesë nga Maritimo Madeira për një fluturim drejt Portugalisë. Problemi ishte se mbrojtësi nuk kishte kushte të mira ekonomike.

“Kur erdha kisha pese euro ne xhep, isha ne sektorin e emigracionit sepse erdha vetëm nga Brazili në moshën 18 vjeçare duhej te sillja një faks nga Maritimo me kërkesën për të hyrë në Portugali, me ato para që kisha”.

“Më duhej të blija një kartë telefoni për të telefonuar nënën time dhe për t’i thënë se jam mirë. Një tjetër mundësi ishte të blija diçka për të ngrënë, por doja të qetësoja nënën time”.

“Mbërrita në gjashtë të mëngjesit dhe fluturimi im i radhës ishte në njëmbëdhjetë të mbrëmjes. Dhe më duhej të haja diçka. Kështu që shkova në dyqan në aeroport dhe pyeta: ‘A ke ndonjë gjë për të ngrënë?’. Ata më thanë se kishte por unë i shpjegova se nuk kam para”.

“Tregtari me shikoi dhe më solli një pastë me miell misri. Që nga ai moment unë gjithmonë i ndihmoj ata që kanë nevojë sepse ishte diçka që më preku shumë. Sidomos sepse ai person nuk e dinte se kush isha dhe unë nuk e dija se kush ishte dhe ai gjest më ndihmoi për gjithë jetën”, ka treguar mbrojtësi.

Pepe aktualisht luan për Porton, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Besiktas, Real Madrid dhe Maritimo.

Me kombëtaren e Portugalisë ka qenë kampion i Evropës në vitin 2016 dhe ka luajtur 123 ndeshje, duke shënuar shtatë gola.

Lexo lajme interesante

You may also like