Me u skuqë para babe nuk është marre por është respekt

by admin
Spread the love

Reperi i njohur kosovar, Mozzik, ka publikuar një status në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Ai tregoi se si ishte takuar me një ‘milioner’ i cili nuk fliste me babain e vet, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu tregoi se ka parë edhe një person të varfër, por i cili nuk e shiste tokën që ia ka lenë babai edhe pse i nevojiteshin të hollat.

“Baba vërtetë e ka vendin e vet , peshon shumë në themelin e shtëpisë .

Me u skuqë para Babe nuk është marre por është respekt”, shkroi ndër të tjerash reperi.

Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje:

“U takova me ni “ Milioner ” e m’kallzoj sa kerre i ka , e sa banesa e sa objekte e sa toka i ka .

E un ngo e ngo e ngo..mas njo 2 ore kur u qova me dal jashte me to prej ni kafe , tha o qy “Plaki jem”(Baba) edhe un tu keshe perbese u bona gati me marr n’gryk ,e ky milioneri perrethi i kaloj ” Plakit “ e dy llafe nuk i ndrroj me to.

Metmeveti aaaa…sa i pasun koke ti more shoq ,mi

Kalu Babes perreth e mos mi fol.

Pasha besën fort ran m’erdh!

Prej aty e takova një të varfër amo fort të varfër , po që një tokë ( truall ) ja kish lënë Baba(i ndjerë) e doja me bë pazar me të po shanse nuk pat .

Më qorosi me një kafe turke , dhe më tha që Baba e ka dashtë këtë tokë shumë e vallahi nuk muj me shit,edhe pse m’kishin ndihmu shumë paratë po nuk mundem më fal.

Sadush mi kan ofru po nuk e shes më tha .

Pasha besën fort mirë m’erdh!

Baba vërtetë e ka vendin e vet , peshon shumë në themelin e shtëpisë .

Me u skuqë para Babe nuk është marre por është respekt.

Respekt!“.


You may also like