Me tre gola të shënuar, mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Athletic Bilbao – Real Madrid

by admin
Spread the love

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e javës së 21-të në La Liga midis Athletic Bilbaos dhe Real Madridit.

Rezultati pas 45 minutave të para është 1-2 për skuadrën e Real Madridit.

Minutat e para të ndeshjes i nisën furishëm dy skuadrat, në veçanti Real Madridi që krijoi epërsi të dyfishtë brenda shtatë minutave.

Karim Benzema fillimisht në minutën e katërt hapi serinë e golave, për ta vazhduar tre minuta më vonë.

Startin e furishëm të “mbretërve” e ndali Sancet që shënoi në minutën e dhjetë për 1:2, rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në pushim.

Vlen të theksohet se Los Blancos e kanë dominuar fraksionin e parë në të gjitha statistikat. 

You may also like