Më thonit provincial, unë qaja dhe ju s’e çanit byt*ën

by admin
Spread the love

Hyrja e Kiarës, Efit, Ronaldos dhe Bledit në shtëpinë e Big Brother VIP duket se ka ndryshuar totalisht dinamikat mes banorëve të këtij formati. Një prej konkurrenteve që nuk ka kursyer askënd prej tyre është këngëtari Luiz Ejlli, i cili përveç Kiarës, ka vendosur të përballet me të gjithë banorët e tjerë.

Në një bisedë që ishte duke bërë ditën e sotme me gazetarin Ronaldo Sharka në oborr, Luizi i ka kujtuar moderatorit kur e gjithë shtëpia e bullizonte dhe e quanin provincial, duke e lënë mënjanë ndërsa ai qante.

“A e mbani mend qe më ke bullizuar, gjithë shtëpia në fillim talleshit me mua. Më thoshit provincial. Më linit mënjanë, unë qaja aty vetëm dhe ju nuk e çanit bythën.”- tha Luizi drejtuar Ronaldos.

Ky i fundit nuk e pranoi këtë gjë që tha Luizi, teksa duket se këngëtari nuk ka harruar asgjë nga ato që ka kaluar në këtë aventurë 100 ditore.

You may also like