“Më tha Zoti”, arbitri që mbylli ndeshjen para kohe: Do përfundoja në koma

by admin
Spread the love

Janny Sikazwe u bë protagonist në Kupën e Afrikës në ndeshjen mes Malit dhe Tunizë, në fazën e grupeve, pasi e mbylli pesë minuta para kohe. Tunizianët që po tenton të barazonin u tërbuan.

Ndeshja rinisi dhe u mbyll sërish pa u bërë 90 minuta, edhe pse ishte dashur të përdorej VAR në dy raste. Arbitri Sikazwe në mediat e vendit të tij ka treguar pse e ndërpreu ndeshjen para kohe.

“Isha me fat që nuk përfundova në koma. Do të kishte qenë një histori krejt tjetër. Mjekët më thanë se trupi im nuk po ftohej.

Për pak kohë do të kisha përfunduar në koma dhe do të ishte fundi për mua. Mendoj se Zoti më tha që të mbyll ndeshjen. Ai më shpëtoi”, është shprehur Janny Sikazwe për mediat në Zambia. / oversport.tv

You may also like